Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetit të Prishtinës është e përkushtuar që t’iu mbajë të informuar rreth mundësive për zhvillimin tuaj në karrierë.
-Platforma e-Karriera (ekarriera.uni-pr.edu), e krijuar si subdomen në SEMS u ofron studentëve mundësi që të krijojnë CV-në e tyre online (e cila i konvertohet në PDF), të lexojnë informatat e fundit rreth trajnimeve, aktiviteteve, mundësive për punë, praktikë, të aplikojnë online dhe të informohen rreth profileve të ndryshme të kompanive vendore e ndërkombëtare.
Vizito: ekarriera.uni-pr.edu
Platforma "e-Karriera", është mbështetur nga Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships, që financohet nga USAID dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e implementuar nga World Learning.