Delegacioni i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës i përbërë nga Prof.Avni Puka - Dekan, Prof.Muhamet Vokrri dhe Prof.Qerkin Berisha, ka qëndruar në vizitë studimore në San Francisco (ShBA), në kuadër të Projektit “Expanding and Improving Practical Legal Education in Kosovo” i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, si projekt i përbashkët i Fakultetit Juridik (UP) dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Kalifornisë (San Francisco) përfshinë mbështetjen e fakultetit juridik (UP) për 2 vite (2022-2024).
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Fakultetit Juridik kanë realizuar një monitorim intensiv të klinikave ligjore që zbatohen në Universitetin e Kalifornisë në San Francisco (Fakulteti Juridik), si dhe Berkeley (Fakultetit Juridik), e në mënyrë të veçantë janë përcjell edhe programet e shkathtësive praktike në lidhje me shkrimin ligjor, të mësuarit aktiv, etj.
Në lidhje me monitorimin e modelit të mësimit klinik, është vizituar edhe Zyra e “Public Defender” në San Francisco e cila ka një rol të veçantë në zbatimin e programit të klinikave ligjore.
Gjithashtu, gjatë vizitës është koordinuar edhe zbatimi i lehtësive (sidomos në kuptim të kostos financiare) për studentët e Fakultetit Juridik të UP-së me qëllim të vazhdimit të studimeve në programet master ne San Francisco, në kuadër të Global Program (ku do të përfshihet edhe Fakulteti Juridik/UP në mesin e fakulteteve/universiteteve tjera), etj.
Në fund, është planifikuar agjenda e përbashkët për dy vitet në vijim, që përfshinë: realizimin e vizitave studimore/trajnimeve për profesorët e Fakultetit Juridik në San Francisco, etj., si dhe qëndrimi i profesorëve amerikanë në Prishtinë.