Vizita e Delegacionit nga Regent's University London

27 Qershor 2023
SHARE

Në rrjedhën e aktiviteteve të projektit të Erasmus + EMEMLOS që i dedikohet ri konceptimit të mësimit klinik (klinikave ligjore), në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me datë 20.06.2023, për vizitë ishte një delegacioni i Profesorëve nga Regent's University London, nga dhe u priten nga Menaxhmenti i Fakultetit Juridik. 

Gjatë takimit delegacioni nga Regent's University u informuan lidhur me zhvillimet e fundit rreth mësimit klinik, hapave të ndërmarrë në lidhje me funksionalizimin e klinikave ligjore, përkatësisht themelimin e Qendrës për Studime Klinike, marrëveshjet e arritura me akterët e tregut e punës, dhe mbi të gjitha procesin e ri akreditimit, ku një domen i rëndësishëm i ndryshimeve në kurikulën e re është përfshirë aspekti i ri-konceptimit të mësimit klinik në modelin "Live Clinic".

Po ashtu delegacioni vizitoi hapësirat e Qendrës për Studime Klinike, ku dhe u priten nga studentët e angazhuar në Qendër, me të cilët debatuan dhe shkëmbyen mendime rreth sfidave/përvojave dhe aspekteve tjera organizative të klinikave ligjore.

Delegacioni u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Fakultetin Juridik, në kuadër të të gjitha programeve mësimore.