ZGJEDHJA E LËNDËVE DHE GRUPEVE NË SEMS PËR SEMESTRIN VEROR TË VITIT AKADEMIK 2023/2024

13 Shkurt 2024
SHARE

 

  1. Zgjedhja e lëndëve në SEMS, për studentët e nivelit BA dhe MA do të fillojë nga dita e marte, me datë 20.02.2024, nga ora 12:00. SEMS do të jetë i hapur për zgjedhjen e lëndëve deri me 08.03.2024, në ora 23:59.
  2. Zgjedhja e lëndëve në SEMS do të bëhet përmes përcaktimit të limiteve (limite fillestare që pastaj rishikohen sipas nevojës), sipas vendimeve në fuqi, ku studentët mund të zgjedhin lëndën përkatëse vetëm brenda limitit të përcaktuar nga Fakulteti Juridik. Në momentin kur plotësohet limiti i caktuar i numrit të studentëve në lëndën përkatëse dhe tek Profesori (grupi) përkatës, SEMS nuk lejon zgjedhjen dhe studentët duhet të zgjedhin grupin, respektivisht profesorin tjetër të asaj lënde. Kjo mënyrë e ndarjes bëhet me qëllim të ruajtjes së ndarjes proporcionale të studentëve në lëndë dhe duke pasur parasysh obligimet që rrjedhin nga Statuti i UP-së si dhe rregullorja në fuqi.
  3. Në rast se plotësohen limitet e numrit të studentëve për të gjitha grupet dhe profesorët përkatës të lëndës, atëherë Fakulteti Juridik do të bëjë rritjen (rishikimin)  e limiteve për të gjitha grupet në atë lëndë, në mënyrë propocionale për secilin grup.
  4. Rritja (rishikimi) e limiteve tek një grup i ligjëratave, nuk mund të bëhet, pa u plotësuar limitet në të gjitha grupet e lëndëve, sipas rregullores në fuqi.
  5. Rishikimi i nevojës për rritjen e limiteve të numrit të studentëve në grupe do të bëhet tri herë brenda javës përkatëse, nga ora 11:00, bazuar në sqarimet e mësipërme. Për rishikimin e limiteve studentët do të informohen paraprakisht.
  6. Studentët duhet të zgjedhin vetëm një lëndë zgjedhore.
  7. Pas zgjedhjes së lëndës, nuk mund të kërkohet fshirja ose zgjedhja e serishme e lëndës tek profesori apo grupi tjetër, andaj para se të bëhet zgjedhja e lëndëve, duhet të shikohet paraprakisht orari mësimor.
  8. Moszgjidhja e lëndës në SEMS i privon studentët nga mundësia për të paraqitur provimin përkatës që nuk e kanë zgjedhur.
  9. Ndarja e studentëve në grupe dhe limitet në SEMS janë të përcaktuara, sipas ndarjes proporcionale dhe duke u bazuar në rregulloret në fuqi për krijimin e grupeve në UP si dhe obligimet që dalin nga Statuti i UP.
  10. Universiteti i Prishtinës dhe zyra kompetente e TI-së, do të kujdesen që gjatë gjithë kohës së zgjedhjes së lëndëve nga studentët, SEMS të jetë funksional.
  11. Me qëllim që SEMS të jetë funksional, kërkojmë nga ju që të mos provoni zgjedhjen e lëndëve para orës 12:00, të datës 20.02.2024, për shkak se mund të shkaktohen probleme në funksionimin e SEMS.

Me respekt,

Fakulteti Juridik-UP