Mbahet punëtoria "Fillimi i Zbatimit të Klinikave Ligjore - Integrimi në Programin e Përhershëm të Fakultetit Juridik", 9-10 shkurt 2024

16 Shkurt 2024
SHARE

Në kuadër të ri-konceptimit të mësimit klinik (klinikave ligjore) dhe përgatitjeve për fillimin e programeve të çertifikimit të Klinikes Penale dhe Civile, Fakulteti Jurdik - UP ka mbajtur punëtori 2 ditore nga data 9-10 shkurt 2024 në Prevallë, me subjekt diskutimi "Fillimi i Zbatimit të Klinikave Ligjore - Integrimi në Programin e Përhershëm të Fakultetit Juridik"

Përveç menaxhmentit të fakultetit/UP-së dhe profesorëve, pjesë e punëtorisë ishin edhe akterët e tregut të punës: gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe zyrtarë të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, të cilët do të jenë pjesë e programit, nga dhe u diskutuan modalitetet e implementimit të programave çertifikuese, të cilat po mbështeten edhe nga partnerët ndërkombëtar siç është Zyra e Komisarit të Drejtave të Njeriut (UN), dhe ku me kurikulën e re të akredituar janë pjesë e përhershme e F. Juridik dhe do të organizohen në kuadër të fushëveprimit të Qendrës për Studime Klinike (QSK).Përveç shumë aspekteve të trajtuara/diskutuara, në fund të punëtorisë u arritë të nxjerren edhe “Konkluzionet e Punëtorisë”, që do të jenë udhërrëfyes i punës dhe angazhimit vijues të profesorëve (bartësve të mësimit klinik) dhe profesionistëve të praktikës, në zbatim të programeve të çertifikuese dhe klinikave me klientë të vertetë (Live clinc).