Kandidatët të cilët sipas rezultatit preliminare renditen si kandidatë të papranuar, mund të paraqesin ankesë në Fakultetin Juridik.Ankesat pranohen me datë 10.09.2024 dhe 11.09.2024, deri në ora 16:00. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.
Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave, ditën e Enjte, me datë 12.09.2024, duke filluar nga ora 10:00, në Amfiteatrin e Madh të Fakultetit Juridik.