Ceremonia e ndarjes se Certifikatave për studentët në kuadër të Klinikave Ligjore (Programet të Certifikimit): Klinika Penale dhe Klinika Civile në Fakultetin Juridik

30 Tetor 2024
SHARE

Të enjten, me datë 24.10.2024, në Fakultetin Juridik u mbajt Ceremonia e ndarjes së Certifikatave për studentët që kanë përfunduar me sukses Programin e Certifikimit “Klinika Penale” dhe “Klinika Civile”. Në dy klinikat janë anagzhuar gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë të cilët kanë mbajtur mësimin klinik, e ku janë certifikuar 41 studentë të Fakultetit Juridik UP.

Të pranishëm në ceremoni, përveç studentëve, ishin Dekani, Prodekanët, profesorët dhe stafi i Fakultetit Juridik, gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe Përfaqësuesit Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut – OKB.

Fillimisht, të pranishmit i përshëndeti Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Avni Puka, i cili prezantoj punën 3 vjeçare në lidhje me rikonceptimin e mësimit klinik, akreditimin e një modeli unik të klinikave ligjore, përfshirë programet e certifikimit dhe klinikave ligjore me klientë të vertetë (Live Clincs), themelimin e Qendrës për Studime Klinike në kuadër të Fakultetit Juridik (2023), bashkëpunimin me partnerë të ndryshëm, duke falenderuar në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së-Zyra në Kosovë, si dhe akterët e sistemit të drejtësisë, të cilët janë angazhuar në mbajtjen e mësimit klinik dhe realizimin me sukses të programeve të certifikimit në klinikat ligjore.

Në emër të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, Kryetari z.Mahir Tutuli theksoj se puna me studentë në kuadër të klinikave ligjore të Fakultetit Juridik ka mundësuar që studentët të zhvillojnë shkathtësitë praktike si përgaditje për tregun e punës, duke konsideruar se përfshirja e ekspertëve të praktikës në mësimin klinik përbën një model të avancuar për studentët e drejtësisë.

Gjithashtu, në emër të Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut-OKB (Zyra në Kosovë) si partnerë që ka mbështetur Fakultetin Juridik në kuadër të zbatimit të klinikave ligjore, si dhe programin Master në Gjuhë angleze (përfshirë financimin e bursave për studentët dhe angazhimin e profesorëve ndërkombëtarë) dhe aktivitetet të tjera në fakultet, një fjalë rasti mbajti z.Jerome Bouyjou. Me ketë rast, u theksua bashkëpunimi i jashtëzakonshëm me Fakultetin Juridik, duke prezantuar edhe gadishmërinë që të vazhdohet me mbështetjen e objektivave dhe aktiviteteve tjera në të ardhmen.