Me qëllim të zbatimit të projektit, për mbështetje të programit Master në Fakultetin Juridik “Të Drejtat e Njeriut, E Drejta Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësia Tranzicionale” si dhe mbështetjen e Qendrës për Studime Klinike të Fakultetit Juridik, respektivisht klinikave ligjore.
Fakulteti Juridik (UP) në bashkëpunim me YIHR KS do të angazhoi një student/e të Fakultetit Juridik, në cilësinë e asistentit/tes administrativ/e në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj me pagesë, me orar të plotë.
Detyrat Kryesore
- Asiston në përgatitjen e raporteve mujore rreth zbatimit të projektit;
- Asiston në përgatitjen e thirrjes së aplikimit për studentët vendas dhe ndërkombëtarë për Programin Master "Të Drejtat e Njeriut, e Drejta Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësia Tranzicionale" si dhe në procesin e rekrutimit të studentëve në këtë program të studimeve;
- Asiston profesorët dhe studentët ndërkombëtarë në Kosovë lidhur me çështje administrative;
- Asiston në të gjitha aktivitetet e Qendrës për Studime Klinike të Fakultetit Juridik;
- Mbanë kominikim të rregullt me ekipin e YIHR KS si dhe me palë të tjera lidhur me zbatimin e projektit;
- Asiston në përgatitjen e Raportit Përfundimtar për aktivitetet e zbatuara në kuadër të projektit si dhe përpilimit të shkresave, parashtresave dhe dokumenteve tjera përcjellëse;
- Bashkëpunon ngushtë me institucionet relevante, si dhe kujdeset për respektimin e të gjitha afateve në procedimin e shkresave;
- Përpilon raporte të rregullta për mbikëqyrësin dhe kryen detyra tjera të përcaktuara nga menaxhmenti i Fakultetit Juridik;
Kriteret dhe Kualifikimet
- Të jetë student/e i/e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës (Bachelor ose Master);
- Studentët e studimeve Bachelor duhet të kenë të përfunduar së paku vitin e tretë të studimeve në momentin e aplikimit;
- Të ketë njohuri të Gjuhes Angleze (rrjedhshëm në të folur dhe në të shkruar);
- Të ketë shkathtësi analitike dhe komunikuese;
- Të posedojë shkathtësi të avancuara të përdorimit të kompjuterit dhe të programeve Word, Powerpoint dhe Excel.
- Dokumentet e kërkuara për aplikim:
- CV e kandidatit/ës (max 2 faqe);
- Transkripta e notave;
- Letër Motivuese (max. 600 fjalë).
Kohëzgjatja: Maksimum deri në nëntë (9) muaj dhe gjatë kësaj periudhe kohore i/e angazhuari/ra do ti kryej aktivitetet në Qendrën për Studime Klinike të Fakultetit Juridik.
Inkurajohen të aplikojnë pjestarët e grupeve të margjinalizuara në Kosovë.
Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen të skanuara në formë elektronike në emailin: [email protected] deri me datën 17.09.2023. Aplikacionet e pranuara pas këtij afati nuk do te merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Ky aktivitet realizohet me mbështetjen financiare të OHCHR/UNMIK në kuadër të projektit “Avancimi i të Drejtave të Njeriut: Fuqizimi i OSHC-ve dhe studentëve për ndryshime pozitive në Kosovë” që implementohet nga YIHR KS në bashkëpunim me Fakultetin Juridik, Universiteti Prishtinës.