FAKULTETI JURIDIK (UP) SHPALL THIRRJE PËR APLIKIM DHE SHPREHJE TË INTERESIT PËR ANGAZHIMIN E GJASHTË (6) STUDENTËVE NË PROGRAMET E MËSIMIT KLINIK PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS “PRO BONO”

27 Tetor 2023
SHARE

Me qëllim të lidhjes së programeve të Fakultetit Juridik me tregun e punës si dhe zbatimin e aktiviteteve kurrikulare dhe ekstrakurrikulare që kanë të bëjnë me mësimin klinik (klinikat ligjore), Fakulteti Juridik ka themeluar Qendrën për Studime Klinike (QSK).

Klinikat ligjore në kuadër të Qendres për Studime Klinike të Fakultetit Jurdik, do të ofrojnë ndihmë juridike falas “pro bono” për klientët e kualifikuar, të përcaktuar sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës. Një gjë e tillë do të mundësohet përmes marrëveshjes së bashkëpunimit që ka Fakulteti Juridik me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), meqë rast gjashtë (6) studentët do të ofrojnë ndihmë juridike falas “pro bono” nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të ANJF.

Detyrat Kryesore

Ofron ndihmë juridike falas aplikuesve të kualifikuar, në lëmin: civile, administrative, punës, penale, të drejtat e njeriut (dhuna në familje, barazia gjinore, etj), nëpërmjet:

  • Këshillave juridike, opinioneve si dhe dokumenteve tjera ligjore për rastet e caktuara;
  • Përpilimit të shkresave, parashtresave dhe dokumenteve tjera përcjellëse;
  • Kryen hulumtime, analiza lidhur me ofruesit dhe përfituesit e ndihmës juridike falas dhe pas konsultimit me mentorin e rastit: profesorin e fushës dhe/apo profesionistët e praktikes ligjore, prezanton rekomandimet nga të gjeturat hulumtuese;
  • Në konsultim me mentorin e fushës, vendosin lidhur me aprovimin apo refuzimin e ndihmës juridike falas;
  • Bashkëpunon ngushtë me zyrtarët e Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas;
  • Ndërlidhjen me insitucionet e sistemit të drejtësisë, për raste të caktuara që mund të trajtohen apo që janë duke u trajtuar nga Qendra për Studime Klinike;
  • Kujdeset për respektimin e të gjitha afateve ligjore në procedimin e shkresave, në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës;
  • Mban evidencë, ruan dhe arkivon lëndët e përfituesve të ndihmës juridike falas;
  • Përpilon raporte të rregullta për mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë, dhe kryen detyra tjera të përcaktuara nga menaxhmenti i Fakultetit Juridik;

Kriteret dhe Kualifikimet

  • Të jetë student/e i/e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës (Bachelor ose Master);
  • Studentët e studimeve Bachelor duhet të kenë të përfunduar së paku semestrin e V-të, respektivisht vitin e III-të, semestri i I-rë;
  • Të ketë notën mesatare, së paku 8.00;
  • Të ketë shkathtësi analitike dhe komunikuese;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar);
  • Të posedojë shkathtësi bazike të përdorimit të kompjuterit duke përfshirë programet: Word, PowerPoint, Excel, dhe programet tjera softuerike;

Dokumentet e kërkuara për aplikim:

  • CV e kandidatit/es
  • Transkripta e notave;
  • Letër Motivuese (max. 600 fjalë).

 

Kohëzgjatja: Deri në gjashtë (6) muaj.

Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në emailin: [email protected] deri me datën  06.11.2023 ne ora 16:00. Aplikacionet e pranuara pas këtij afati nuk do te merren  parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.