Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me datë 9 Tetor 2021 u mbajt provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në nivelin Master, për vitin akademik 2021/2022.
Provimit pranues i janë nënshtruar 592 kandidatë në gjithsejtë shtatë (7) programe.
Organizimi i provimit është bërë duke respektuar masat e mbrojtjes kundër pandemisë COVID-19.
Fakulteti Juridik i uron suksese kandidatëve që kanë aplikuar për të fituar statusin e studentit.
Me respekt,
Fakulteti Juridik-UP