Ambasadori i Norvegjisë mban ligjëratë dhe diskutim të hapur me studentët e Fakultetit Juridik

10 Maj 2023
SHARE

Sot me datë 10 Maj 2023,  Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sh.T. z. Jens Erik Grøndahl, ka mbajtur ligjëratën mbi temën “On the Norwegian Constitution, rule of law and human rights” me rastin e Ditës së Kushtetutës së Norvegjisë, ku kishte edhe një diskutim të hapur me studentët. Gjatë ligjëratës, Ambasadori trajtoj historinë e zbatimit të Kushtetutës në Norvegji, praktikën, kompetencat dhe funksionimin e institucioneve norvegjeze, si dhe mësimet që mund të jenë për Kosovën si vend dhe demokraci e re.

Paraprakisht, Ambasadori u prit në takim nga Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Asoc.Dr. Avni Puka dhe stafi, me ketë rast Ambasadori u informua për aktivitetet e fakultetit, procesin e reformave, akreditimin e programeve, përfshirë programet në gjuhë angleze,  mësimin klinik, bashkëpunimin ndërkombëtar me theks të veçantë me Universitetin e Oslo-s, mobilitein e stafit, studentëve, etj. Me ketë rast, Dekani shprehu falënderimin për gjithë mbështetjen  që Mbretëria e Norvegjisë ka ofruar për fushën e arsimit, e në veçanti për Fakultetin Juridik.