Me datë 20 Korrik 2023, Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Sh.T. z. Michael Davenport ishte në vizitë në Fakultetin Juridik dhe u prit nga dekani Prof.Avni Puka dhe Prodekani, Prof.Muhamet Vokrri. Me ketë rast Ambasadori u informua për aktivitetet e fakultetit, procesin e reformave, akreditimin e programeve, përfshirë programet në gjuhë angleze, mësimin klinik, bashkëpunimin ndërkombëtar, etj.
Qëllimi kryesor i vizitës ishte diskutimi për mbështetjen e Fakultetit Juridik, me fokus në mbështetjen e praktikës se studentëve të Programit Master në gjuhën angleze: “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”, angazhimin e ekspertëve në Qendrën për Studime Klinike për mentorim të punës së studentëve dhe angazhimin e ekspertëve për programin e certifikimit.