Programi i studimeve:
Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës si fakulteti i parë dhe me i vjetër i drejtësisë në Kosovë, aktualisht ka mbi 3000 studentë aktiv dhe me shumë sukses ka arritur të zhvillojë një program i cili do ti mundësojë juristëve të rinj të fitojnë dije teorike dhe shkathtësi praktike përgjatë studimeve universitare.
Si shkollë jurdike elitare në Kosovë, Programi i studimeve themelore të Fakultetit Juridik është katër (4) vjeçar, që me përmbajtjën e tij (lëndët teorike, profesionale, klinikat ligjore, garat ndërkombëtare, etj.) përgaditë juristët e të ardhmës për tregun e punës në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Përfundimi i studimeve në programin e Fakultetit Juridik mundëson karrierë me shumë mundësi në fushën e drejtësisë, si: avokati, prokurori, gjyqësi, administratë publike, kompani private vendore dhe ndërkombëtare, konsulencë ligjore e shumë me tepër.
Praktika gjatë studimeve:
Studentët e rinj të Fakultetit Juridik, gjatë kohës së studimeve do të kenë mundësinë që zhvillojnë praktikën në institucione publike, private, si dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare. Për këtë qëllim, Fakulteti Juridik ka arritur marrëveshje me shumë institucione publike, siç janë Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Oda e Avokatëve të Kosovës, profesionet e lira ligjore, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe shumë zyra, organizata e forume tjera. Në kuadër të praktikës do të përfshihet edhe praktika me pagesë e studentëve të përzgjedhur, si dhe pjesëmarrje në forumet ndërkombëtare me prestigjioze.
Ofrimi i ndihmës juridike falas përmes Qendrës për Studime Klinike
Studentët e rinj që do të regjistrohen në Fakultetin Juridik do të kenë mundësi që përmes programit të studimeve, të fitojnë shkathtësitë praktike të tyre, përmes Qendrës për Studime Klinike, ku në kuadër të klinikave ligjore, në bashkëpunim me Agjencinë për Ndihmë Juridike falas, do të kenë mundësinë që si student të ofrojnë ndihmë juridike falas, bazuar në rastet reale, nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të Agjencisë si dhe profesorëve të lëndëve klinike. Qendra për Studime Klinike do të ju mundësoj studentëve të zhvillojnë programe të praktikës juridike në periudha të caktuara.
Gjithashtu, studentët e Fakultetit Juridik do të kenë mundësi që të ndjekin edhe programe të avancuara të certifikimit në lëndët klinike, të fushës penale, civile, kushtetuese, administrative, të punës etj, me pjesëmarrjen e ekspertëve të praktikës, përfshirë: gjyqtarë, prokurorë, avokat dhe zyrtar të tjerë publik. Programet e certifikimit i mundësojnë studentëve që të rrisin kompetencën e tyre profesionale, prej juristëve dhe të përgatiten për tregun e punës.
Garat ndërkombëtare ku studentët marrin pjesë:
Nga viti 2022, pjesë integrale e planprogramit të Fakultetit Juridik janë garat ndërkombëtare me prestigjioze në botë për studentët e drejtësisë, si:
- JESSUP International Moot Court, Washington D.C. (Shtetet e Bashkuara të Amerikës);
- Nuremberg Moot Court, Nuremberg (Gjermani);
- Willem C. Vis International Arbitration Moot Court, Vjenë (Austri);
- ICC Moot Court Competiton, Hagë (Mbretëria e Holandës).
Në vitin 2024, sukseset e studentëve të Fakultetit Juridik në garat ndërkombëtare janë të jashtëzakonshme, përfshirë renditjen në mesin e tre (3) Universiteteve më të suksesshme në nivel botëror, pjesëmarrës në garën e arbitrazhit “Willem C. Vis International Arbitration Moot Court, Vjenë (Austri)”, dhe aktualisht janë në rundet finale në Nuremberg.
Mobiliteti i studentëve
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik ofron për studentët e rinj, programe të shkëmbimit dhe mundësi për studentët që për një semestër të qëndojnë jashtë vendit në universitete evropiane dhe botërore, me mundësi që ti njihen të gjitha provimet të cilët i kalojnë në Universitetet ku do të kalojnë një semestër.
Aktivitetet jashtë korrikulare
Fakulteti Juridik për gjatë gjithë viteve akademike zhvillon aktivitete të ndryshme për studentët: ka krijuar grupet e studenteve, sic janë grupet: Alumni, Grupi i studentëve të ekselencës, Grupi i debatit, Grupi i garave dhe forumeve ndërkombëtare, si dhe grupet e tjera jo formale, përmes të cilëve studentët do të kenë mundësi të angazhohen gjatë studimeve të tyre, përfshirë hulumtimin, ligjëratat me mysafirë, debatet, punëtoritë, vizitat studimore, etj.
Për konkursin e plotë klikoni: