Në Fakultetin Juridik sot u mbajt ceremonia e mirëseardhjes për studentët e rinjë, të cilët u mirëpritën nga Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Avni Puka bashkë me Prodekanët, profesorë, Sekretari dhe zyrtarët e administratës.
Me ketë rast studentët që fillojnë nga sot rrugëtimin në fushën e drejtësisë, u njoftuan për programin e ri të Fakultetit Juridik, e ku përfshihen shumë mundësi të formimit teorik dhe profesoional e zhvillimit të shkathtësive praktike për juristët, bazuar në modelet e shkollave juridike me elitare në botë.
Gjithashtu, studentët u informuan për shumë mundësi që tani Fakulteti Juridik i UP-së ofron si në kuadër të Qendrës për Studime Klinike, angazhimit në punë praktike, pjesëmarrjes në garat me prestigjioze ndërkombëtare për studentët e drejtësisë, forumet e tjera ndërkombëtare, mundësitë për mobilitet, si dhe mundësitë e përfshirjes në shumë aktivitete të grupeve të ndryshme të studentëve të fakultetit.
Po ashtu studentët u përgëzuan për zgjedhjen e tyre që të studiojnë drejtësi në UP, si mundësi e zhvillimit të një karriere të suksesshme prej juristëve të së ardhmes.
Fakulteti Juridik ju uron suksese studentëve në rrugëtimin e nisur sot!