Zyra për Studime Klinike
Zyra për Studime Klinike funksionon në kuadër të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Zyra është themeluar në vitin 2013 për të lehtësuar përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e klinikave ligjore, dhe është funksionalizuar si zyrë e përhershme në nëntor të vitit 2020. Objektiva parësore e klinikave është ofrimi i ndihmës për studentët për të zhvilluar shkathtësitë e përfaqësimit përmes organizimit të simulimeve të procedurave gjyqësore, intervistave të klientëve dhe marrjes në pyetje të të pandehurve, si dhe aktiviteteve tjera praktike.
Zyra për Studime Klinike – ZSK koordinohet nga Dr.sc.Muhamet Vokrri – [email protected], [email protected]
Postimet e fundit
- Vizita e Prof.Binyamin Blum nga UC San Francisco Law School në kuadër të projektit të partneritetit me Fakultetin Juridik
- Ambasadori i Norvegjisë mban ligjëratë dhe diskutim të hapur me studentët e Fakultetit Juridik
- Ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik nga profesorët amerikanë nga Universiteti Dartmouth dhe Richmond
- Ambasadori Amerikan Sh.T. z. Jeffrey M. Hovenier mban ligjëratë në Fakultetin Juridik: Marking One Year Since Russia’s Full-scale Invasion of Ukraine