Vizita e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë - Cikël ligjëratash për studentët e Fakultetit Juridik

17 Dhjetor 2021
SHARE

Nga data 13-15 dhjetor 2021, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka qenë nikoqir i vizitës së delegacionit nga Republika e Shqipërisë të përbërë nga Prof. Dr.Artan Hoxha, Rektori i Universitetit të Tiranës dhe z.Artur Metani,  Inspektori i Lartë të Drejtësisë. Gjatë qëndrimit të tyre, delegacioni nën shoqërimin e Dekanit të Fakultetit Juridik, Prof.Ass.Dr. Avni Puka janë takuar me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Naser Sahiti dhe me përfaqësues të lartë të sistemit të drejtësisë në Kosovë, përfshirë edhe Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës znj.Gresa Caka-Nimani.

Prof. Dr. Artan Hoxha dhe z. Artur Metani kanë mbajt një cikël të ligjëratave për studentët e Fakultetit Juridik për Reformën në Drejtësi, mbi temat:

 

-       Reforma në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri dhe  Procesi i Vetingut  (Prof.Dr.Artan Hoxha, Rektor i UT-së);

-       Pavarësia dhe Paanshmëria e gjyqtarëve-Standardet e BE-së (z.Artur Metani, Inspektor i Lartë i Drejtësisë);

-       Reforma në Procesin Penal dhe Organizimi i Prokurorisë (Prof.Dr. Artan Hoxha).