NJOFTIM/FILLIMI I PROCESIT MËSIMOR ME PREZENCË FIZIKE

22 Mars 2022
SHARE

  1. Ligjëratat dhe ushtrimet me prezencë fizike, në nivelin e studimeve themelore për të gjitha vitet fillojnë nga data 28 Mars 2022 (e hëne);
  2. Orari i ri për ligjërata dhe ushtrimeve, do të publikohet më së largu me 25 Mars 2022 (e premte);
  3. Në kuadër të orarit të ri, do të ketë ndryshime të sallave, për shkak të nevojës që grupet mbi 50 studentë të akomodohen në salla më të mëdha;
  4. Në grupet me mbi 50 studentë, do të shfrytëzohet vetëm 50% e hapësirës;
  5. Ligjëratat do të mbahen duke respektuar distancën fizike, sipas masave aktuale në fuqi kundër COVID 19, së paku 1 M;
  6. Datat e orarit të provimeve në afatin e prillit 2022, në disa raste do të ndryshojnë. Datat e orarit final të afatit të prillit do të publikohen më së largu me datë 28 Mars 2022.

 

Me respekt,

Fakulteti Juridik-UP