STUDENTËT E FAKULTETIT JURIDIK VLERËSOHEN NË MESIN E MË TË MIRËVE NË GARËN PRESTIGJIOZE TË DREJTËSISË “Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition”

20 Prill 2022
SHARE

Në garën më të vjetër e më të madhe në botë Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition ku marrin pjesë deri në 700 fakultete juridike, me gjithsej 3000 studentë për një vit, ekipi përfaqësues i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ka shënuar edhe një sukses të dalluar për vitin 2022.

Tre nga studentët pjesëmarrës: Rinor Gjergji, Eranda Zekaj dhe Nol Musa janë vlerësuar në mesin e 200 folësve (oralistëve) më të mirë të këtij viti.                                          

Në listën e publikuar nga organizatorët e garës, vihet re se asnjë shtet në Evropë, me përjashtim të Austrisë dhe Gjermanisë, nuk ka pasur studentë më shumë se Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës në listën e 200 më të mirëve. Veç kësaj, krahasuar me rajonin, Fakulteti Juridik është paraqitur dukshëm më mirë, duke pasur më shumë studentë në listë se të gjitha shtetet e Ballkanit marrë së bashku, që kishin vetëm 2.                          

Ekipi përfaqësues i Fakultetit Juridik për vitin 2022 është përbërë nga studentët: Dea Fetiu, Eranda Zekaj, Nol Musa dhe Rinor Gjergji.

Lista e plotë e 200 studentëve më të dalluar: 

https://www.ilsa.org/Jessup/Jessup2022/Results/REVISED_Oralist%20Rankings%20IR%202022%20-%20Preliminary%20Rounds%20-%20Top%20200%20Oralists%20Rankings.pdf

Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition nga ky vit është nga 3 garat që janë pjesë e programit të përhershëm të Fakultetit Juridik të UP-së për përfaqësim në garat ndërkombëtare me prestigjioze  për studentët e drejtësisë.

Studentët pjesëmarrës në këtë garë do të jenë edhe pjesë e Grupit të Studentëve të Ekselencës së Fakultetit Juridik, dhe do të kenë mundësi të përfaqësohen edhe në disa aktivitete dhe forume tjera ndërkombëtare.