NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROCESIT MËSIMOR NË SEMESTRIN VEROR (VITI AKADEMIK 2022/2023)

09 Shkurt 2023
SHARE

Të nderuar studentë të Fakultetit Juridik,

Përmes këtij emaili ju informojmë lidhur me fillimin e procesit mësimor, në semestrin veror të këtij vitit akademik 2022/2023, si në vijim:

 

1.      Ligjëratat në studimet Themelore dhe ato Master fillojnë nga data 16.02.2023.

2.      Ushtrimet në studimet themelore fillojnë nga data 27.02.2023.

3.      Orari mësimor do të publikohet ditën e premte, me datë 10.02.2023.

4.      Zgjedhja e lëndëve në SEMS fillon me datë 13.02.2023, nga ora 12:00. Për këtë çështje do të publikohet një njoftim i veçantë nga Fakulteti Juridik.

5.      Orët mësimore mbahen në atë mënyrë që konfigurohet prezenca përmes klikimit në sallë përmes pajisjeve në SEMS. Andaj në fillim të çdo ore mësimore duhet të regjistroheni përmes kartelave tuaja, në pajisjen e evidentimit të SEMS në sallën përkatëse.

6.      Orari mësimor duhet të respektohet dhe para zgjedhjes së lëndëve, rekomandohet te shikoni orarin mesimor.

 

Me respekt,

Fakulteti Juridik-UP