Hapet thirrja për aplikim në Programin “Fulbright Foreign Student Program” (Programi Master) për vitin akademik 2024-2025

28 Mars 2023
SHARE

Programi "Fulbright Foreign Student Program"(Programi Master) u mundëson të rinjve të Kosovës të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar studimet Master në universitetet e SHBA-së. Ky program u ofron pjesëmarrësve njohuri të përgjithshme mbi shoqërinë dhe vlerat e SHBA-së, duke qenë pjesë e programit disa nga mendjet më të ndritura të botës nëpër kampuset e universiteteve të ndryshme të SHBA-së.

Afati i fundit për aplikim: 1 maj 2023 

Për më shumë informata mbi programin, ju lutem vizitoni: Fulbright Foreign Student Program (Master’s Degree) - U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov) 

Aplikacionet duhet të dorëzohen online deri më 1 maj 2023 në: https://apply.iie.org/ffsp2024  

Ky është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës.