Ligjërata: Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit

19 Prill 2023
SHARE

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Policinë e Kosovës, në koordinim dhe me mbështetjen e OSBE-së, do të mbajë prezantimin me titull: Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit

Prezantimi do të mbahet në Amfiteatrin e madh të Fakultetit Juridik, me datë 24.4.2023, me fillim prej orës 10:00 dhe do të jetë i hapur për studentët, mësimdhënësit dhe pjesën tjetër të personelit.

Ky prezantim është i rëndësisë së veçantë dhe ka për qëllim njoftimin nga afër të pjesëmarrësve për veprat penale të cilat i trajton DHKEK, mënyrën e hetimit të rasteve, komunikimin e Policisë së Kosovës me agjencitë tjera të sigurisë, Prokurorinë,Gjykatën etj.