Ligjëratë nga Kryetari i Gjykatës Komerciale, z. Mahir Tutuli

25 Prill 2023
SHARE

Fakulteti Juridik organizon ligjëratë me kryetarin e Gjykatës Komerciale, z. Mahir Tutuli me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale. Ligjërata mbahet me datë 26 prill 2023 me fillim në ora 10:00 në Gjykatore të Fakultetit.

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale shënohet çdo vit me qëllim të ngritjes së vetëdijes në lidhje me rëndësinë e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe rolin e tyre në inkurajimin e inovacionit dhe kreativitetit në botë.

Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (OBPI) e ka themeluar këtë ditë në vitin 2000, dhe çdo vit përzgjedhë një temë që ndërlidhet me çështjet dhe trendet aktuale në fushën e pronësisë intelektuale. Tema e këtij viti është ‘’Gratë dhe IP: Përshpejtimi i inovacionit dhe kreativitetit’’.

Për më shumë informacione rreth kësaj dite, vizitoni: https://www.wipo.int/ip-outreach/en/ipday/