Ligjeratë e hapur për studentët e Fakultetit Juridik

10 Maj 2023
SHARE

           Tema: Praktika e Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së    

           (The practice of the UN Human Rights Committee)

 

Ligjëruesi: Prof.Dr. Gentian Zyberi

 

Koha: 12 Maj (E premte), me fillim nga  ora 11:00

Vendi: Gjykatorja e Fakultetit Juridik UP.

 

Gjuha e ligjëratës: shqip

 

Abstrakt

Në këtë leksion Profesor Gentian Zyberi do të shpjegojë praktikën e Komitetit për të Drejtat e Njeriut, i cili monitoron respektimin nga 173 shtetet palë të të drejtave civile e politike të përfshira në Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile e Politike. Si ish-anëtar i Komitetit (2019-2022) dhe njohës i mirë i punës së tij, ai do të shpjegojë metodat e punës së Komitetit dhe kontributin e këtij të fundit në zhvillimin e të drejtave të njeriut më në përgjithësi. Pavarësisht se Kosova nuk është shtet palë, ky traktat ndërkombëtar është me shumë rëndësi për Kosovën pasi ai është përfshirë si direkt i zbatueshëm nën nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës.

 

Bio

Gentian Zyberi është Profesor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtave të Njeriut pranë Qendrës Norvegjeze për të Drejtat e Njeriut, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Oslos, Norvegji. Praktika e tij në fushën e së drejtës ndërkombëtare përfshin punën me Komitetin për të Drejtat e Njeriut (2019-2022), atë si jurist dhe përkthyes me ekipet mbrojtëse në dy raste të gjykuara përpara Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish Jugosllavinë (2004-2012), dhe si këshilltar ligjor dhe koordinator i ekipit ligjor të Shqipërisë në rastin e Deklaratës së Pavarësisë të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (2009). Ai ka publikuar disa libra dhe rreth 70 artikuj e kapituj librash në fusha të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare. Libri i tij i fundit lidhet me mbrojtjen e interesave komunitare nën të drejtën ndërkombëtare.

Fotoja shkarkohet nga https://www.jus.uio.no/smr/english/people/aca/gentianz/at-bookshelf-3-highres.jpg?vrtx=view-as-webpage