Të hënën me date 29 janar 2024, me praninë e Rektorit të UP-së Prof.Qerimi, Dekanit Prof.Puka, Prodekanëve dhe stafit të fakultetit, filluan punimet për renovimin e Bibliotekës dhe pjesës së Arkivës së Fakultetit Juridik.
Ky projekt është vazhdimësi e realizimit të "Programit të transformimit të hapësirave të Fakultetit Juridik" të konceptuar nga Zyra e Dekanit!
Projekti është përgaditur në vitin 2023 nga profesorët dhe studentët te Fakultetit të Arkitekturës, e që Bibliotekën dhe pjesën e Arkivës i shëndrron në një hapësirë moderne për studentët e Fakultetit Juridik.
Nga viti 2021 janë përfunduar dhe janë në proces të përfundimit disa projekte të jashtëzakonshme, që Fakultetin Juridik të UP-së po e transformojnë në ambient shumë miqësor për studentët dhe stafin, për punë e aktivitete të ndryshme.