Ambasadori Sh.T. Simon Geissbühler mban ligjeratë me studentët e Programit Master “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”

06 Mars 2024
SHARE

Ambasadori Sh.T.Simon Geissbühler, Udhëheqës i Divizionit për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut në Qeverinë Federale të Zvicrës, i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Sh.T.Jürg Sprecher dhe përfaqësues të Qeverisë së Zvicrës, vizitoj Fakultetin Juridik dhe mbajti ligjeratë me studentët e Programit Master “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”.

Fillimisht, pjesëmarrësit në ligjeratë u përshëndetën nga Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Avni Puka dhe nga Ambasadari i Zvicrës në Kosovë, z.Jürg Sprecher.

Ambasadori Simon Geissbühler mbajti ligjeratën me studentët, duke theksuar fillimisht rolin e shtetit të Zvicrës në shumë vende të botës në mbeshtejën e projekteve, programeve dhe iniciativave për adresimin e të kaluarës dhe ndërtimin e paqes. Tutje, prezantimi i fokusua në rëndësinë e dokumentimit të krimeve që përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, praktikat e vendeve të ndryshme, përfshirjen dhe rolin e institucioneve, universiteteve, profesionistëve dhe shoqërisë civile. Mbi këto argumente dhe  tematikat e tjera që ndërlidhen edhe me perspektivën e realitetit në Kosovë, kishte pyetje dhe një bashkëbisedim me studentët.

Praprakisht, ambasadorët dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Zvicrës u pritën nga Dekani Prof.Puka dhe Prodekanët, duke shprehur mirënjohen dhe vlerësimin për mbeshtejën e jashtëzakonshme për Programin master “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice” nga Qeveria Federale e Zvicrës. Me ketë rast delegacioni u informua për mbarëvajtjen e ligjëratave në programin master, angazhimin e profesorëve ndërkombëtarë, regjistrimin e grupit të parë të studentëve ndërkombëtarë, etj. Gjithashtu, një diskutim i veçantë ishte edhe në lidhje me themelimin e Qendrës për Studimin e Gjenocidit, Holokaustit dhe Drejtësi Tranzicionale, pranë Fakultetit Juridik/UP.