Takim me Profesorin e Universitetit të Harvardit, Prof.Bruno S.Sergi

21 Shtator 2021
SHARE

Sot me datë 21.09.2021, Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Ass.Dr. Avni Puka priti në takim Profesorin e Universitetit të Harvardit, Prof.S.Sergi. Qëllimi i takimit ishte krijimi i mundësive të bashkëpunimit me universitete dhe qendrat që Prof.Sergi përfaqëson, përfshirë mobilitetin e personelit akademik dhe studentëve të Fakultetit Juridik, dhe me theks të veçantë bashkëpunimi në fushën e hulumtimit dhe publikimeve shkencore.

Prof. Bruno S. Sergi ligjëron në Universitetin e Harvardit, është drejtor shkencor i Qendrës Ndërkombëtare për Hulumtimin e Tregjeve te Reja në Universitetin e Harvardit dhe bashkëpunëtor i Qendrës Davis të Universitetit te Harvardit për Studime Ruse dhe Evroaziatike. Prof. Sergi është gjithashtu profesor ne Universitetin e Messina-s ne Itali dhe editor akademik i serisë se botimeve te Universitetit te Cambridge-it: Cambridge Elements in the Economics of Emerging Markets, bashkë-editor i serisë se botimeve te Laboratorit për Ndërmarrësi dhe Zhvillim, si dhe themelues dhe kryeredaktor i një numri revistash akademike ndërkombëtare.