NJOFTIM
Njoftohen të gjithë aplikantët që do t’i nënshtrohen provimit pranues për regjistrim në studimet Master, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me datë 9 Tetor 2021 (e shtune), në ora 9:00, se ditën e mbajtjes së provimit pranues, duke pasur parasysh obligimet që dalin nga LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, si dhe me qëllim të mbarëvajtjes së provimit pranues në Fakultetin Juridik, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:
1. Të paraqiten në objektin e Fakultetit Juridik, të paktën 30 minuta, para orarit të përcaktuar për mbajtjen e provimit pranues;
2. Të mbajnë maskën;
3. Të mbajnë distancën, sipas rekomandimeve 1.5 deri në 2 M në ambiente të jashtme dhe në sallën e mbajtjes së provimit pranues;
4. Pasi të kenë arritur në Fakultetin Juridik, me qëllim të shmangies së grumbullimit të tyre, me ndihmën e personelit të Fakultetit Juridik, menjëherë të vendosen në sallat ku do të zhvillojnë provimin pranues;
5. Të mbajnë higjienën personale;
6. Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues, të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër;
7. Të posedojnë dëshminë e aplikimit, në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve në studimet Master, në vitin akademik 2021/2022;
8. Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën);
9. Të posedojnë certifikatën e vaksinimit ose testin negativ për Covid 19, jo më të vjetër se 72 orë. Kjo rregull vlen vetëm nëse në ditën e mbajtjes së provimit pranues janë në fuqi masat e njëjta kundër Covid 19, të përcaktuar nga organet kompetente.
Rregullat e mësipërme, janë të obligueshme për të gjithë aplikantët dhe personelin kujdestar, në provimin pranues.
Orari i mbajtjes së provimit pranues për vitin akademik 2021/2022, në studimet Master:
E drejta Kushtetuese Administrative (Kliko këtu pë ta shkarkuar).
E drejta Civile dhe Pronësore (Kliko këtu pë ta shkarkuar)
E drejta Penale (Kliko këtu pë ta shkarkuar)
E drejta Ndërkombëtare (Kliko këtu pë ta shkarkuar)
E drejta Financiare (Kliko këtu pë ta shkarkuar)
Kontrata dhe e Drejta Komerciale (Kliko këtu pë ta shkarkuar)
Studimet e Avancuara Evropiane (programi në gjuhë Angleze) - (Kliko këtu pë ta shkarkuar)-
Zyra e Dekanit
Fakulteti Juridik-UP