Zyra e Dekanit zhvilloi takime online me studentët e vitit të parë

01 Nëntor 2021
SHARE

Zyra e Dekanit në Fakultetin Juridik të UP-së, me datë 25 Tetor 2021 ka zhvilluar dy (2) takime online me studentët e vitit të parë në Fakultetin Juridik (gjenerata 2021/2022).

Këto takime kishin për qëllim njohjen e studentëve të rinj me Fakultetin Juridik, programin e Zyrës së Dekanit, plan programin mësimor, mundësitë e punës praktike, projektet me student dhe aspektet e tjera të rëndësishme për studimet në Fakultetin Juridik.

Takimet janë udhëhequr nga Dekani Prof.Ass.Dr.Avni Puka, kurse në takim kanë marrë pjesë, edhe prodekanët si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Studentëve të Fakultetit Juridik.

 

Me respekt,

Zyra e Dekanit