Mbahet punëtoria në lidhje me zhvillimin e kurrikulës për programin e ri Master “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”

24 Nëntor 2021
SHARE

Me datë 19 nëntor 2021, në Fakultetin Juridik mbahet punëtoria me mbështetjen e Këshillit të Evropës ( Projektit: Strengthening Kosovo Institutions in Fight against Torture, Ill-treatment and Other Degrading Treatment) për zhvillimin e kurrikulës për programin e ri në gjuhën angleze “Master in Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”, me pjesëmarrjen e ekspertëve/profesorëve të angazhuar nga KE dhe profesorëve të Fakultetit Juridik.

Me kërkesën e menaxhmentit të Fakultetit Juridik nga KiE janë angazhuar profesorë nga universitetet si: Vienna University, Liverpool University dhe Glasgow University për draftimin e kurrikulës për programin e ri Master në gjuhë angleze. Rishikimi i kurrikulës ekzistuese dhe  zhvillimi i programit të ri Master në gjuhën angleze, bazuar në modelet e fakulteteve juridike me të mira,  është pjesë e vizionit të shprehur edhe në  programin qeverisës të Zyrës së Dekanit 2020-2024.

 

Përveç me profesorët ndërkombëtarë, Dekani dhe Prodekanja u takuan edhe me Përfaqësuesin e Ambasadës së Zvicrës z. Vincent Hug, me qëllim të diskutimit të planit për financimin e aktiviteteve të studentëve, vizitave studimore, mobilitetit dhe aspekteve tjera pas fillimit të aplikimit të programit Master.