Vizita studimore në Poloni 19-23 Prill 2022

22 Prill 2022
SHARE

Delegacioni i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës i përbërë nga Prof. Avni Puka - Dekan, Prof. Muhamet Vokrri - Prodekan (Koordinator i mësimit klinik), Prof. Qerkin Berisha dhe Prof. Flamur Hyseni, gjendet në vizitë studimore në Poloni në kuadër të projektit “ENEMLOS” për klinikat ligjore (Erasmus+) ku edhe janë partnerë.
Gjatë vizitës në Warsaw dhe Krakow janë realizuar disa takime me fakultetet juridike polake, përfshirë edhe Fakultetin Juridik të Universitetit e Warshavës. Qëllimi kryesor i takimeve ishte diskutimi mbi organizimin, funksionimin dhe programet e klinikave ligjore në Poloni, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me fakultetet juridike.
Fakulteti Juridik i UP-së është në proces të rishikimit të kurrikulës dhe në kuadër të programit të ri të studimeve do të përfshihet një koncept i ri i klinikave ligjore dhe përfshirjes së studentëve në ofrimin e shërbimeve juridike falas.