Fillimi i vitit të ri akademik 2023/2024 në Fakultetin Juridik - Ceremonia e mirëseardhjes!

03 Tetor 2023
SHARE

Pas ceremonisë së mirëseardhjes të organizuar nga Universiteti, edhe në Fakultetin Juridik sot u bë pritja solemne e studentëve të rinjë,  ku mirëseardhje studentëve iu uruan Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Asoc.Dr.Avni Puka bashkë me Prodekanët, Sekretari dhe zyrtarët e administratës.

Me ketë  rast studentët që fillojnë nga sot rrugëtimin në fushën e drejtësisë, u njoftuan për programin e ri që fillon të zbatohet nga ky vit akademik, e ku përfshihen shumë mundësi të formimit teorik, profesional dhe zhvillimit të shkathtësive praktike për juristët, bazuar në modelet e shkollave juridike me elitare në botë. 

Gjithashtu, studentët u informuan për shumë mundësi që tani Fakulteti Juridik i UP-së ofron si në kuadër të Qendrës për Studime Klinike, angazhimit në punë praktike, pjesëmarrjes në garat me prestigjioze ndërkombëtare për studentët e drejtësisë, forumet ndërkombëtare, mundësitë për mobilitet, si dhe mundësitë e përfshirjes në shumë aktivitete të grupeve të ndryshme të studentëve të fakultetit.

Po ashtu studentët u përgëzuan për zgjedhjen e tyre që të studiojnë drejtësi në UP, si mundësi e zhvillimit të një karriere të suksesshme prej juristeve e juristëve të së ardhmes, bazuar në programin e ri të Fakultetit Juridik.

Fakulteti Juridik ju uron suksese studentëve në rrugën e nisur sot!