Instituti për Studime dhe Hulumtime Juridike
Instituti për Hulumtime dhe Studime Juridike (këtu e tutje: IHSJ), është institut i themeluar në kuadër të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës duke u bazuar në nenet 13 dhe 65 të Statutit të Universitetit. Organizimi dhe funksionimi i institutit përcaktohet nga Rregullorja e Institutit për Hulumtime dhe Studime Juridike (Nr. Prot. 314 i datës 7 shkurt 2014).
IHSJ është institut publik autonom i arsimit të lartë në kuadër të Fakultetit Juridik, që zhvillon hulumtime juridike, kërkime shkencore juridike, këshillime profesionale nga fusha juridike. IHSJ ka këto qëllime:
- Të përkrahë dhe përparojë zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e hulumtimeve dhe studimeve juridike;
- Të zhvillojë dhe përparojë kapacitetet njerëzore për veprimtari hulumtuese juridiko-shkencore;
- Të përparojë infrastrukturën për hulumtime dhe studime juridike;
- Të realizojë dhe promovojë jetësimin e njohurive juridike në veprimtari të tjera shkencore;
- Të fuqizojë ndërkombëtarizimin e veprimtarive juridiko-shkencore.
IHSJ, duke u bazuar në mandatin ligjor dhe duke pasur synim plotësimin e misionit dhe vizionit të vet do të ketë aktivitete të shumta. Aktivitetet kryesore të rregullta do të jenë:
1. Realizimi dhe mbështetja e hulumtimeve dhe studimeve juridike;
2. Mbështetja e stafit akademik të fakultetit për avancimin e tyre akademik;
3. Propozimi i avancimit të planprogrameve dhe programeve të studimit;
4. Realizimi i analizave dhe ekspertizave nga fusha juridike;
5. Organizimi i seminareve, konferencave, punëtorive, trajnimeve nga fusha juridike;
6. Promovimi dhe avancimi i revistës shkencore të fakultetit;
7. Pasurimi i bibliotekës së fakultetit me botime bashkëkohore
- Fillimi i vitit të ri akademik 2023/2024 në Fakultetin Juridik - Ceremonia e mirëseardhjes për studentët e vitit të I-rë!
- Afati për regjistrimin e semestrit Dimëror të vitit akademik 2024/2025
- Sukses i jashtëzakonshëm i studentëve të Fakultetit Juridik (UP) në garën prestigjioze të Drejtësisë Penale Ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2024”
- Thirrje Publike, për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në bazë të nevojave të njësive akademike, për VA 2024-2025