Qendrat

Fakulteti  Juridik ka Qendrën për Zhvillim të Karrierës  e cila është themeluar në vitin 2010 me përkrahje të ABBA/Rule of Law Initiative. Ajo ofron këshillime të karrierës, informacione mbi mundësitë e studimeve, punëve praktike dhe punësimit për studentët e drejtësisë. Përmes Qendrës për Zhvillim të Karrierës, Fakulteti Juridik çdo vit dërgon studentë për punë praktike në shumë institucione, gjykata, prokurori, avokatura, noteri, ministri të ndryshme, organizata të tjera publike dhe private. Puna praktike menaxhohet nga Zyra e Dekanit në koordinim me Qendrën e Karrierës. Sipas të dhënave statistikore, mesatarisht në vit 300 studentë përfitojnë punë praktike në këto institucione-organizata.

Qendra Koordinohet nga Fatbardha Abazi: Email kontakt[email protected] 

Në hapësirat e Fakultetit Juridik funksionojnë edhe disa qendra të themeluara në nivel të Universitetit të Prishtinës. Të tilla janë: Qendra për të Drejta të Njeriut dhe Qendra për Barazi Gjinore.

Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra për Barazi Gjinore- misioni i të cilës është promovimi dhe forcimi i të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe drejtësisë në të gjitha sferat e jetës.