NËNSHKRUHET MEMORADUMI I BASHKËPUNIMIT NDËRMJET FAKULTETIT JURIDIK DHE INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (ILD)

09 Nëntor 2022
SHARE

Me datë 24 tetor 2022, është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë (ILD).

Ky memorandum i bashkëpunimit është rezultat i një komunikimi dhe koordinimi të vazhdueshëm të Fakultetit Juridik dhe ILD nga viti 2021. Memorandumi parasheh një sërë bashkëpunimesh konkrete midis dy institucioneve, në rend të parë praktikën pranë ILD-së për studentët e Fakultetit Juridik që janë të angazhuar në kuadër të mësimit klinik, përkatësisht  Qendrës për Studime Klinike (QSK), të cilët do të  qëndrojnë për periudha të caktuara në institucionin e ILD-së në Tiranë. Gjithashtu, ky bashkëpunim do të përfshijë edhe:  Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e drejtësisë, si nisma që kanë karakter akademik, hulumtues dhe të shkëmbimit të përvojave të nevojshme; Organizimin e tryezave dhe ligjëratave që kanë në fokus edukimin ligjor dhe profesional; Shfrytëzimin e kapaciteteve të përbashkëta për ndërtimin e programeve edukuese, që i shërbejnë komunitetit të studentëve; etj.

 

Memorandumi u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit Juridik, Prof.Asoc.Dr. Avni Puka dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, z. Artur Metani.