Vizita e Ambasadorit Amerikan në Fakultetin Juridik

14 Nëntor 2022
SHARE

Sot më datë 14 nëntor 2022, Ambasadori Amerikan në Prishtinë Sh.T. Jeff  Hovenier ka vizituar Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Me këtë rast, Ambasadori ka mbajtur një ligjëratë me studentët e Fakultetit Juridik për fushën e sundimit të ligjit, sigurinë dhe politikën e jashtme.

Paraprakisht, Ambasadori është pritur nga Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Asoc.Dr. Avni Puka, i cili i ka uruar mirëseardhje, duke shprehur falënderimin e veçantë për mbështetjen e vazhdueshme nga Ambasada Amerikane për Fakultetin Juridik, përfshirë mbështetjen për studentët që marrin pjesë në garën ndërkombëtare Philip C. Jessup në Uashington D.C, financimin e projektit të INL (2022-2024) që parasheh mbështetjen e reformës së kurrikulës së Fakultetit Juridik (në veçanti mësimin klinik), mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve, trajnimin dhe aktivitetet e tjera në bashkëpunim me universitetet prestigjioze amerikane, etj