Ligjëratë nga z.Ronald A. Brand, profesor në Shkollën e Drejtësisë në Universitetin e Pittsburghut, SHBA

14 Shkurt 2025
SHARE

Prof. Ronald A. Brand është një ekspert i njohur në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe tregtare. Ai është profesor
në Shkollën e Drejtësisë në Universitetin e Pittsburghut, SHBA, i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm në studimin
dhe zbatimin e së drejtës ndërkombëtare. Me përvojë të gjerë akademike dhe profesionale, Prof. Brand ka publikuar
dhe ligjëruar gjerësisht mbi të drejtën ndërkombëtare private, të drejtën ndërkombëtare biznesore e arbitrazhin
ndërkombëtar.
Ftojmë të gjithë studentët të marrin pjesë në ligjëratën e Prof. Brand mbi "Rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare
private, së drejtës tregtare ndërkombëtare dhe përpjekjet për harmonizimin e rregullave të saj në shkallë
globale", ku ai do të ndajë njohuritë dhe përvojën e tij të pasur.
Ligjërata do të mbahet me datë 18 Shkurt 2025 në Gjykatore me fillim në ora 15:00.
Ligjërata do të mbahet në gjuhën angleze.