Të hënën me datë 17 Mars 2025, me fillim nga ora 11:00, në Fakultetin Juridik (Amfiteatri i vogël - A2) mbahet ligjeta me titull: “The Ethical Duties of Lawyers in the United States: Guardians of the Rule of Law” nga profesori Martin L. Camp, një personalitet dhe ekspert ligjor i shquar nga Shkolla e Drejtësisë Dedman në Universitetin Southern Methodist (SMU), në Dallas të Teksasit.
Profesori Camp, i cili aktualisht është profesor i Praktikës dhe Zëvendësdekan për programet diplomike dhe ndërkombëtare në Shkollën e Drejtësisë Dedman të SMU-së, në ligjëratë do të analizojë rolin kritik që luajnë avokatët për mbështetjen e sundimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara, me një fokus të veçantë te detyrimet dhe përgjegjësitë etike të tyre.
Përveç ligjëratës, profesori Camp do të paraqesë informacione të vlefshme në lidhje me mundësitë e bursave për studime të avancuara në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar udhëzime për ata që janë të interesuar të ndjekin studime në fushën e drejtësisë, jashtë vendit, përkatësisht në ShBA.
Detajet e ngjarjes:
- Titulli i ligjëratës: The Ethical Duties of Lawyers in the United States: Guardians of the Rule of Law
- Data: E hënë, 17 mars 2025
- Vendi dhe koha: Fakulteti Juridik UP, Amfiteatri i vogël (A2), nga ora 11:00.
- Gjuha: Anglisht