Suksesi i radhës i studentëve të Fakultetit Juridik: vendi i 3-të në paragarën e "Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot" të mabjtur në Paris (Francë)

10 Prill 2025
SHARE

Një sukses i radhës i studentëve të Fakultetit Juridik është arritur në paragarën e "Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot" të mbajtur në Paris (Francë) nga data 2-4 prill 2025, ku në mesin e 30 ekipeve, nga shkolla juridike të universiteteve prestigjioze, ekipi i Fakultetit Juridik është renditur në vendin e 3-të.

Ekipi i Fakultetit Juridik të UP-së është përfaqësuar në Paris, nga studentët: Armira MuqolliBlina HyseniDion Ejupi, Jona Kosumi, Jona Rexhepi dhe Yllka Dibrani, e të shoqëruar nga trajnerja Ass.Vlera Parduzi, që njëherit është bashkëtrajnere e ekipit bashkë me Prof.Asst.Donikë Qerimi.

Nga viti 2022 garat me prestigjioze për studentët e drejtësisë si: "Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot” (Vjenë, Austri), Nuremberg Moot Court (Nuremberg, Gjermani), “Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition” (Uashington, ShBA),  dhe "ICC Moot Court" (Hagë, Mbretëria e Holandës), janë pjesë e programit të përhershëm (kurrikulës) së Fakultetit Juridik. Këto dhe forumet e tjera ndërkombëtare ku studentët e juridikut marrin pjesë në vitet e fundit,  janë model i ndërkombëtarizimit dhe përfaqësimit elitar.

Fakulteti Juridik, dhe Universiteti i Prishtinës, presin përfaqësim dinjitoz dhe sukses edhe me të lartë në garën kryesore të "Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot", që mbahet në Vjenë të Austrisë nga data 11 deri me 17 Prill 2025. Suksese Ekipit!