Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), misioni në Kosovë, në vitet e fundit, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe rezultatet e Fakultetit Juridik, ka mbështetur aktivitetetet si: klinikat ligjore, ndarjen e bursave për përfshirjen e studentëve në praktikë, organizimin e punëtorive, etj., e në ketë muaj, ka financuar edhe pjesëmarrjen e ekipit përfaqësues të Fakultetit Juridik “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot" në garën finale që po mbahet në Vjenë nga data 11 deri me 17 Prill 2025. Takimet dhe koordinimi i Dekanit Prof.Avni Puka, Prodekanëve dhe profesorëve të Fakultetit Juridik me përfaqësuesit e OSBE-së kanë qenë të vazhdueshme. Ky bashkëpunim dhe mbështetje do të vazhdoj, me fokus të veçantë për programin e klinikave ligjore, përfshirë ofrimin e ndihmës juridike falas në kuadër të Qendrës për Studime Klinike.