Fakulteti Juridik i UP-së ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi me Mitchell Hamline School of Law nga ShBA (Minnesota), për organizimin e një programi veror të studimeve ndërkombëtare, që është mbajtur në Prishtinë, në hapësirat e Fakultetit Juridik, nga data 2 deri më 13 qershor 2025.
Ky program ka sjell në Fakultetin Juridik të UP-së një grup prej 15 studentësh të drejtësisë nga SHBA-ja, si dhe juristë e gjyqtarë amerikanë që kanë marrë pjesë në ligjërata dhe diskutime përmes një kursi për Edukimin e Vazhdueshëm Juridik (CLE), të fokusuara në temat si: drejtësia tranzicionale, pajtimi në vendet pas konfliktit dhe sistemet juridike ndërkombëtare.
Fakulteti Juridik ka marrë pjesë aktive në këtë bashkëpunim, përmes ligjëratave të profesorëve, diskutimeve me panel dhe mundësisë për promovimin e programit të Masterit në gjuhën angleze: “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”.
Studentët e Fakultetit Juridik nga programi Master “HRICL and TJ” dhe 5 studentë të nivelit Bachelor kanë pasur mundësinë të ndjekin këtë program dhe të pajisen me Certifikatë. Kjo bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit, programi përfshinë gjithashtu edhe aktivitete tjera të rrjetëzimit profesional, ku do të marrin pjesë profesorë, juristë dhe gjyqtarë nga Kosova dhe SHBA.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në kuadër të programit të rrjetëzimit ndërkombëtar të Fakultetit Juridik të UP-së.
Shkolla juridike prestigjioze Mitchell Hamline School of Law (SHBA) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi dhe realizon programin e saj veror në Fakultetin Juridik të UP-së