Në Fakultetin Juridik të UP-së mbahet me sukses Universiteti i 6-të Veror Franko-Gjerman Evropian në Ballkan më 25–26 shtator 2025

01 Tetor 2025
SHARE

I realizuar në bashkëpunim me Universitetin Paris Nanterre (Francë), Universiteti Veror mblodhi profesorë dhe doktorantë nga universiteti në Kosovë, Francë, Shqipëri Maqedoni e Veriut, Ukrainë dhe Norvegji.

Gjatë dy ditëve u zhvilluan mbi 15 prezantime dhe 1 punëtori interaktive, me temat:

-          Integrimet Evropiane – Perspektivat dhe Sfidat Aktuale

-          Sundimi i Ligjit dhe Drejtësia Tranzicionale – Reflektimi i së kaluarës nga një perspektivë akademike

Në ambientet e Fakultetit Juridik, Universiteti Veror u hap zyrtarisht nga Dekani Prof.Avni Puka dhe Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, të cilët theksuan rolin e rëndësishëm të akademisë në përballjen me të kaluarën, avancimin e integrimit evropian, sundimin e ligjit dhe shkëmbimin e studentëve e akademikëve si element kyç për forcimin e lidhjeve ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, partnerët dhe kontribuesit që e bënë këtë shkëmbim akademik një hap të rëndësishëm drejt dialogut, reflektimit dhe bashkëpunimit.