Profesori amerikan Christopher R. Rossi vazhdon angazhimin në ligjërata dhe bashkëpunimin me Fakultetin Juridik

06 Nëntor 2025
SHARE

Profesori amerikan Christopher R. Rossi është duke vazhduar angazhimin për vitin e dytë akademik në Fakultetin Juridik të UP-së, si profesor ndërkombëtar (Co-professor) në kuadër të programit Master në gjuhë angleze "Human Rights, International Criminal Law snd Transitional Justice".

Profesor Rossi është pritur në një takim të veçantë nga Dekani i Fakultetit, Prof.Avni Puka, ku përveç vazhdimit të angazhimit në ligjërata, është diskutuar për disa bashkëpunime tjera në projekte dhe rolit që profesori do të ketë edhe në kuadër të "Qendrës për Studimin e Gjenocidit, Holokaustit dhe Drejtësisë Tranzicionale" të Fakultetit Juridik.

Prof.Christopher Rossi me vite ka shërbyer si profesor në "University of Iowa College of Law", si dhe në "American University, Washington, D.C." e aktualisht është profesor në "Arctic University of Norway (University of Tromsø)". Në kohën e administratës së Presidentit të ShBA-ve Bill Klinton, në vitet 1997 dhe 1998 ka shërbyer si Këshilltar për siguri, dhe Drejtor i "National Security Council in the Clinton White House in the office of Democracy, Human Rights and Humanitarian Affairs". Gjithashtu, Profesor Rossi ka një eksperiencë të gjerë në institucione tjera amerikane dhe ndërkombëtare.