Me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Fakultetin Juridik u mbajt një ligjeratë para studentëve të drejtësisë nga Tirana dhe Prishtina. Ligjërata u mbajt nga Profesor Ksenofon Krisafi (ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Gjenevë 1998-2002) në lidhje me rolin e Republikës së Shqipërisë gjatë luftës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Prezantim para studentëve mbajti edhe Profesori Arsim Bajrami, mbi procesin e shpalljes së pavarësisë dhe shtetëndërtimit të Republikës së Kosovës.
Ligjërata e Profesor Krisafi ishte edhe një evokim kujtimesh nga ligjerata që profesori kishte mbajtur në hapësirat e Fakultetit Juridik në vitin 1981, disa muaj para fillimit të demostratave të studentëve të UP-së. Pjesëmarrës në ligjeratë ishin edhe profesorët e gjeneratës së viteve 80-ta që ishin organizatorë e pjesëmarrës të ligjeratës së vitit 1981 nga Profesor Krisafi, si: Prof.Ragip Halili, Prof. Ismet Salihu, Prof.Osman Ismajli dhe Prof.Abdullah Aliu.
Profesorët dhe studentët nga Tirana u pritën nga Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Avni Puka, Prodekanët dhe profesorët e fakultetit.