THIRRJE PËR APLIKIM : Kurs Online mbi Qasjen Grave në Drejtësi

16 Prill 2024
SHARE

Këshilli i Evropës dhe Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ofrojnë mundësi trajnimi për Studentët e Fakultetit Juridik, duke synuar të rrisin më tej njohuritë e tyre mbi temat kryesore të të drejtave të njeriut siç janë parandalimi dhe luftimi i dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, dhe kështu të kontribuojë në një mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave.

Kursi HELP Qasja e Grave në Drejtësi mbulon në një mënyrë interaktive një përmbledhje gjithëpërfshirëse të standardeve ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut të grave dhe barazisë gjinore, praktikës gjyqësore dhe praktikave të mira.

Duke përdorur objektivin e qasjes së grave në drejtësi, kursi do t'u ofrojë profesionistëve ligjorë një mjet të veçantë dhe konkret për promovimin e drejtësisë me ndjeshmëri gjinore. Është kursi i parë HELP që ofron një burim të vetëm mbi barazinë gjinore dhe drejtësinë që mbulon standardet e gjera të Këshillit të Evropës, praktikën gjyqësore, raportet e monitorimit dhe instrumentet e ligjit të butë për këtë fushë.

Kursi përbëhet nga gjashtë module kryesore:

1. Hyrje në konceptin e qasjes në drejtësi;

2. Korniza ligjore ndërkombëtare dhe evropiane;

3. Diskriminimi në bazë të seksit dhe gjinisë;

4. Shmangia e stereotipeve gjinore;

5. Udhëzime praktike për të përmirësuar qasjen e grave në drejtësi;

6. Qasja e ndjeshme ndaj gjinisë në zbatimin e ligjit.

Ky kurs online ofrohet përmes platfomës HELP- Edukimi për të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjorë, e cila është platforma kryesore arsimore e Këshillit të Evropës për profesionistët ligjorë.

----------

Kush mund të aplikojë:

Studentët e Fakultetit Juridik - Universiteti i Prishtinës të të gjitha niveleve: Bachelor, Master dhe Doktorraturë.

Dokumentet e aplikimit: CV (në shqip ose anglisht).

Ku t'i dërgoni aplikacionet: tek email adresa [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 23 prill 2024