THIRRJE PËR APLIKIM NË PROGRAMIN E CERTIFIKIMIT: KLINIKA CIVILE DHE KLINIKA PENALE

05 Shkurt 2025
SHARE

 

Me qëllim të zbatimit të misionit të Qendrës për Studime Klinike të Fakultetit Juridik (QSK) dhe
programit të fakultetit, respektivisht klinikave ligjore, Fakulteti Juridik (UP) shpall thirrje për
aplikimin e studentëve të Fakultetit Juridik që të jenë pjesë e grupit prej 40 studentëve (20 në
Klinikën Civile dhe 20 në Klinikën Penale) të programit të certifikimit në kuadër të Klinikës
Juridike dhe Mësimit Klinik, ku përmes praktikës, simulimit të rasteve dhe monitorimit të
seancave gjyqësore, do të avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, me qëllim të
përgaditjes sa më të mirë për tregun e punës.


Qendra për Studime Klinike (QSK) në kuadër të Fakultetit Juridik UP, ndër të tjera ka për qëllim
zhvillimin e shkathëtësive praktike për studentët, aftësimin profesional dhe përgatitjen për
tregun e punës.


Studentët të cilët pranohen në programin e certifikimit të Klinikës Civile dhe Penale do të
aftësohen në Qendrën për Studime Klinike (QSK) nga Profesorët e Fakultetit Juridik, Gjyqtarët,
Prokurorët dhe Avokatët, të cilët do të angazhohen në kuadër të marrëveshjeve që ka Fakulteti
Juridik me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe
Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK).


Plan programi i Klinikës Civile dhe Penale është i përgatitur me akterët e tregut të punës dhe i
akredituar nga institucionet kompetente. Pas përfundimit të programit, studentët pjesëmarrës do
të pajisen me certifikata dhe do të përfitojnë kredi shtesë (4 ECTS), të cilat do të vendosen në
shtojcën e diplomës.


Studentët e interesuar për të qenë pjesë e këtij programi, duhet të plotësojnë këto kritere të
kualifikimit:


- Të jetë student/e aktiv i/e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në studimet
Bachelor (apo Master në programin E Drejta Civile dhe Pronësore; Kontratat dhe E Drejta
Komerciale dhe E Drejta Penale);
- Studentët e studimeve Bachelor duhet të kenë të përfunduar së paku provimet e semestrit IV
dhe të kenë të regjistruar semestrin V;
- Të ketë notën mesatare, së paku 8.00;- Të ketë shkathtësi analitike dhe komunikuese;
- Të posedojë shkathtësi bazike të përdorimit të Teknologjisë Informative.


Dokumentet e kërkuara për aplikim:


- CV e studentit/es;
- Vërtetimi i notave nga sistemi SEMS;
- Dëshmia e statusit të studentit/es të rregullt dhe aktiv;


Kohëzgjatja e programit dhe kriteret e certifikimit:


Programi i Klinikës Civile dhe Klinikës Penale zgjatë deri në 13 javë dhe në përfundim të
programit, studentët pjesëmarrës do të marrin certifikata dhe ECTS. Kandidatët duhet të jenë të
rregullt në aktivitetet e Klinikës Civile dhe Klinikës Penale, në të kundërtën nuk certifikohen dhe
zëvendësohen me studentët të tjerë nga lista pritëse.


Mënyra e aplikimit:


Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen të skanuara në formë elektronike në emailin:
[email protected] deri me datën 19.02.2025 ne ora 17:00.


Studentet duhet shënojnë dhe përcaktohën qartë në aplikacionin e tyre për aplimin në Kliniken
Civile ose në Kliniken Penale
.


Aplikacionet e pranuara pas këtij afati nuk do te merren parasysh. Vetëm kandidatët e
përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.