Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me datë 12 Shtator 2025, me fillim nga ora 09:00, është mbajtur provimi pranues për studentët e nivelit master (Afati i dytë) në gjithsej 8 programe (nga të cilët 2 programe në gjuhë angleze) për vitin akademik 2025/2026.
Ligjëratat do të fillojnë nga data 15 Shtator 2025, dhe nga 1 tetor 2025 në Fakultetin Juridik fillojnë studimet edhe 5 studentë ndërkombëtarë (të rregullt/full time) të pranuar në programin Master “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”.
Fakulteti Juridik ju uron suksese të gjithë studentëve të pranuar në programet master!