Me qëllim të zbatimit të misionit të Qendrës për Studime Klinike të Fakultetit Juridik (QSK) dhe programit të fakultetit, respektivisht klinikave ligjore, Fakulteti Juridik (UP) shpall thirrje për aplikimin e studentëve të Fakultetit Juridik që të jenë pjesë e grupit prej 60 studentëve (30 në Klinikën Penale dhe 30 në Klinikën Civile) në programet të certifikimit në kuadër të Klinikave Ligjore, ku përmes praktikës, simulimit të rasteve dhe monitorimit të seancave gjyqësore, do të zhvillojnë dhe avancojnë shkathtësitë e tyre profesionale, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për tregun e punës.
Qendra për Studime Klinike (QSK) në kuadër të Fakultetit Juridik UP, ndër të tjera ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive praktike për studentët, aftësimin profesional dhe përgatitjen për tregun e punës.
Studentët të cilët pranohen në programin e certifikimit të Klinikës Penale dhe Klinikën Civile do të aftësohen në Qendrën për Studime Klinike (QSK) Gjyqtarët, Prokurorët dhe Avokatët, të cilët do të angazhohen në kuadër të marrëveshjeve që ka Fakulteti Juridik me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK), si dhe pjesa teorike nga profesorët.
Plan programi i Klinikës Penale dhe Klinikës Civile është i përgatitur me akterët e tregut të punës (gjyqtarë, prokurorë, avokatë, etj.) dhe i akredituar nga institucionet kompetente. Pas përfundimit të programit, studentët pjesëmarrës do të pajisen me certifikata, do të përfitojnë kredi shtesë dhe lirohen nga dy lëndë zgjedhore (4 + 4 ECTS/ 8 ECTS) në semestrat respektiv në nivelin Bachelor apo Master, të cilat do të vendosen edhe në shtojcën e diplomës.
Studentët e interesuar për të qenë pjesë e këtij programi, duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të jetë student/e aktiv i/e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në studimet Bachelor apo Master (Programi Master “E Drejta Penale” për Klinikën Penale, dhe programet master “E Drejta Civile dhe Pronësore’; dhe “Kontratat dhe E Drejta Komerciale” për Klinikën Civile).
- Studentët e studimeve Bachelor të kenë të regjistruar së paku semestrin IV;
- Të kenë notën mesatare së paku 8.00;
- Të kenë shkathtësi analitike dhe komunikuese;
Dokumentet e kërkuara për aplikim:
- CV e shkurtër;
- Vërtetimi i notave nga sistemi SEMS;
- Dëshmia e statusit të studentit/es të rregullt dhe aktiv;
Kohëzgjatja e programit dhe kriteret e certifikimit:
Programi i Klinikës Civile dhe Klinikës Penale zgjatë deri në 16 javë dhe në përfundim të
programit, studentët pjesëmarrës do të pranojnë Certifikatat, ECTS/Kreditë dhe lirohen nga dy (2) lëndë zgjedhore të cilat pranohen në SEMS.
Kandidatët duhet të jenë të rregullt në aktivitetet e Klinikës Penale dhe Klinikës Civile, në të kundërtën nuk mund të certifikohen dhe nuk lirohen nga lëndët zgjedhore.
Mënyra e aplikimit:
Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen të skanuara në formë elektronike në emailin:
[email protected] deri me datën 15.03.2026.
Studentet duhet shënojnë dhe përcaktohen qartë për aplikimin në Kliniken Penale ose në Kliniken Civile, duke shënuar në subjekt të emailit:
Emri Mbiemri: Klinika Penale /ose Klinika Civile
Aplikacionet e pranuara pas këtij afati nuk do te merren parasysh. Vetëm kandidatët e
përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Qendra për Studime Klinike – QSK
Fakulteti Juridik UP