E Drejta Civile dhe Pronësore (Kliko Këtu)
E Drejta Kushtetuese - Administrative (Kliko Këtu)
Kontratat dhe e Drejta Komerciale (Kliko Këtu)
E Drejta Financiare (Kliko Këtu)
E Drejta Ndërkombëtare (Kliko Këtu)
Të drejtat e Njeriut, E Drejtë Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësi (Kliko Këtu)
Studimet e Avancuara Evropiane (programi në Gjuhë Angleze) (Kliko Këtu)
Njoftohen të gjithë apikantët që do t’i nënshtrohen provimit pranues, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, sipas konkursit, me datë 14 Korrik 2026 (E Martë, në ora 9:00), se me qëllim të mbarëvajtjes së provimit pranues, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:
- Të paraqiten në objektin e Fakultetit Juridik, të paktën 30 minuta, para orarit të përcaktuar për mbajtjen e provimit pranues;
- Pasi të kenë arritur në Fakultetin Juridik, me qëllim të shmangies së grumbullimit dhe pritjes, me ndihmën e personelit të Fakultetit Juridik, menjëherë të vendosen në sallat ku do të zhvillojnë provimin pranues, sipas listave të publikuara;
- Kandidatët i nënshtrohen provimit vetëm në sallën në të cilën është paraparë, sipas listave të publikuara;
- Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues, të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër;
- Obligohen të gjithë kandidatët që në formularin përkatës të provimit pranues, të shënojnë numrin e dosjes sipas udhëzimeve të dhëna në formular dhe udhëzimeve të paraqitura nga stafi kujdestar në sallën ku e zhvillojnë provimin pranues. Në të kundërtën, nëse numri i dosjes nuk shënohet sipas udhëzimeve, identifikimi i kandidatit/es për shpallje të rezultateve është i pamundur dhe për këtë përgjegjësia bie vetëm mbi kandidatin/en përkatës.
- Të posedojnë dëshminë e aplikimit, në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve, në vitin akademik 2026/2027;
- Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën).
Rregullat e mësipërme, janë të obligueshme për të gjithë aplikantët dhe personelin kujdestar, në provimin pranues.
Suksese!
Fakulteti Juridik-UP