Thirrje për Aplikim për trajnim dhe punë praktike në PinguSchool!

10 Mars 2021
SHARE

Thinkerlab, përmes programit të PinguSchool, ofron mundësi për punë praktike për studentë, apo të diplomuar të programit bachelor në psikologji, edukim, sociologji, shkenca kompjuterike etj.

Kohëzgjatja e punës praktike është 3 muaj, me mundësi të angazhimit si trajnerë juniorë me pagesë në programet e PinguSchool, pasi të kenë përfunduar më sukses trajnimin dhe punën praktike në programin e PinguSchool.

Orari i punës është 6 orë në ditë dhe 5 ditë në javë.

ℹ️Çka ofron PinguSchool?

Pinguschool është një ndër programet e trajnimit për moshat e reja, që Thinkerlab ka zhvilluar mbi bazën e nevojave të identifikuara në treg, duke u bazuar në hulumtim të metodave dhe programeve të fundit në fushën e teknologjisë, konkretisht në programim dhe zhvillim të aplikacioneve, robotikë, dizajn grafik dhe rrjete kompjuterike. Pinguschool është program edukativ në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, bazuar në STEAM / Shkencë – Teknologji – Inxhinieri – Art – Matematikë dhe konform kurrikulës së arsimit në Republikën e Kosovës. Fokus i këtij programi do të jetë zhvillimi i aftësive dhe shkathtësive kreative dhe digjitale për moshat 5 deri 15 vjeç, i ndarë në tre nivele specifike. Për më shumë informata rreth programit vizitoni http://pingu.school

Kandidatët/et e interesuar/a duhet të kenë:

•Interes për të zhvilluar karrierë në fushën e punës me fëmijë, në lëmenjtë, si: robotikë, kodim dhe modelim 3D,

•Shkathtësi të mira në përdorimin e teknologjisë informative,

•Aftësi dhe dëshirë për të punuar me fëmijë,

•Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi,

•Njohuri të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

•Të marrë pjesë aktive në trajnimin e organizuar nga Thinkerlab për kurrikulën e programeve të PinguSchool,

•Të ndihmojë stafin e Thinkerlab në identifikimin e pjesëmarrësve potencialë në programin e PinguSchool,

•Të marrë pjesë në të gjitha takimet dhe trajnimet që ndërlidhen me përgatitjet për sesionet e programit,

•Të asistojë në përgatitjen e materialeve të trajnimit para/pas secilit sesion të programit në bashkëpunim me Ekipin e Thinkerlab,

•Të asistojë në mbarëvajtjen e të gjitha sesioneve,

•Të përgatisë raporte të vijueshmërisë javore të sesioneve, për të monitoruar mbarëvajtjen dhe për të biseduar rreth progresit të studentëve,

•Të kryej detyra të tjera, të deleguara nga menaxhmenti i Thikerlab, që ndërlidhen më Programin e PinguSchool .

Të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-në, letrën motivuese, në emalin [email protected], me subjektin “Aplikim për trajnim dhe punë praktike në PinguSchool”, deri më 17 shkurt 2021, ora 17:00. Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.