MBAHET PROVIMI PRANUES PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE TË RINJ NË FAKULTETIN JURIDIK

02 Shtator 2021
SHARE

Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me datë 2 shtator 2021 u mbajt provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022.

 

Provimit pranues i janë nënshtruar 577 kandidatë dhe organizimi i provimit është bërë duke respektuar masat e mbrojtjes kundër pandemisë COVID-19.

 

Fakulteti Juridik i uron suksese kandidatëve që kanë aplikuar për të fituar statusin e studentit.